Aktualitet

Rëndohet situata me zjarrin në Radhimë, digjen dy godina, pushuesit braktisin hotelet dhe dalin me çanta në rrugë

19 Gusht 2021, 16:36 Nga DOSJA
Rëndohet situata me zjarrin në Radhimë, digjen dy godina,

VLORË– Situata me zjarrin e aktivizuar në Radhimë pak orë më parë është rënduar. Mësohet se janë djegur dy godina të pabanuara, ndërsa pushuesit janë larguar nga strukturat hoteliere aty pranë.

Të frikësuar nga flakët që po përhapen, ata kanë braktisur hotelet që kishin rezervuar dhe kanë dalë më çanta në rrugë.

Zjarri fillimisht u aktivizua pranga një gjeneratori, por flakët u përhapën shpejt, të favorizuara nga era. Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse, por rreziku për përhapjen e flakëve vijon të jetë i lartë.

Pranë kësaj vatre ndodhet dhe një karburant. Zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije por, ka marrë përmasa të mëdha.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në radhimë zjarret ne shqiperi zjarr në radhimë zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll