Bota

Draghi bisedë me Macron dhe Putin, diskutojnë situatën në Afganistan: Të rivendoset stabiliteti dhe të mbrohen të drejtat

19 Gusht 2021, 17:18 Nga DOSJA
Draghi bisedë me Macron dhe Putin, diskutojnë situatën në

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar bisedime me Presidentin e tij francez Emmanuel Macron dhe rus Vladimir Putin për të diskutuar situatën në Afganistan. CNN shkruan se Draghi dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron diskutuan implikimet e krizës afgane, përfshirë menaxhimin e flukseve të migrimit pas evakuimit të shtetasve afganë nga Kabuli.

Të dy udhëheqësit folën gjithashtu për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Afganistan. Ndërsa me Putin, Draghi diskutoi mbi situatën në terren në Afganistan dhe implikimet rajonale.

“Gjatë telefonatës të dy udhëheqësit vlerësuan gjithashtu udhëzimet që mund të frymëzojnë veprimin e Komunitetit Ndërkombëtar në kontekste të ndryshme, duke synuar të rivendosë stabilitetin e Afganistanit, të luftojë terrorizmin dhe trafikimin e paligjshëm dhe të mbrojë të drejtat e grave”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrisë.

LAJMI KRYESOR: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron mario draghi talebanet pushtojne afganistanin vladimir putin emmanuel macron mario draghi talebanet pushtojne afganistanin vladimir putin

Sondazh

Poll