Politike

Strehimi i afganëve/ Rama: Shqipëria nuk e bëri vetëm se e kërkoi SHBA, ua kemi borxh afganëve dhe traditës e historisë

18 Gusht 2021, 09:49 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve/ Rama: Shqipëria nuk e bëri vetëm se e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur revoltën për strehimin e afganëve në Shqipëri dhe për zërat që thonë se vendi ynë i pranoi vetëm se iu kërkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një reagim në Twitter, që Rama është kujdesur ta tejccojë në anglisht për tu lexuar si brenda dhe jashtë Shqipërie, kryeministri thotë se Shqipëria me këtë akt ka treguar se i njeh vlerat, traditën dhe të kaluarën e afërt si refugjatë. Kryeministri shton se afganëve iu detyrohen të gjitha vendet e NATO-s, pasi ata besuan në idealet e SHBA dhe BE.

REAGIMI I PLOTE I RAMES: 

Është me të vërtetë shqetësuese të lexosh se se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake t’u kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishim të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE.

Shqipëria po përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb. Ne mund të mos jemi shumë të pasur, po ne u detyrohemi miqve tanë afganë të cilët kanë sot nevojë, ne i detyrohemi traditës sonë dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhmen .

Të largohesh nga këto vlera, është njësoj si të largohesh nga më e mira jonë, nga historia dhe nga idealet demokratike  që bota duhet të promovojë jo thjesht me fjalë dhe me vepra.

Shying away from these basic values is shying away from the best of ourselves, of our history and from the ideals that the democratic world is supposed to promote not just in words, but also in deeds. #SaveAfghanLives #SaveAfganWomen

— Edi Rama (@ediramaal) August 18, 2021

So disturbing to read that Albania is sheltering the Afghanis only because the US asked us, as it is ludicrous to turn the back on them and blame the US only.We were all back there as NATO and these people were there for us, bcs they believed in the ideals both US&EU stand about.

— Edi Rama (@ediramaal) August 18, 2021


Ditën e sotme pritet që të vijnë në Rinas grupi i parë me afganë. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 17 Gusht 2021, 14:05

TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...

Politike 17 Gusht 2021, 13:24

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në...