Bota

Vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia/ Arrestohet biznesmeni në Maltë, dyshohet të ketë urdhëruar dhe paguar për vdekj

19 Gusht 2021, 11:46 Nga DOSJA
Vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia/ Arrestohet biznesmeni në

MALTË– Vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia duket se po shkon drejt zbardhjes. Ditën e djeshme u arrestua një biznesmen në Maltë, i cili dyshohet të ketë urdhëruar dhe paguar për vrasjen e gazetares investigative.

Prokurorët kanë kërkuar dënim të përjetshëm për Yorgen Fenech, i cili përballet me akuzat për përfshirje në vrasje dhe organizimin e një shoqate kriminale. Fenech, i akuzuar zyrtarisht të ditën e djeshme nga Prokurori i Përgjithshëm i Maltës, u arrestua për herë të parë për vrasjen në Nëntor të vitit 2019.

Fenech i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Dy të dyshuar të tjerë janë akuzuar për vendosjen e bombës dhe janë në pritje të gjykimit.

Vrasja e gazetares Caruana Galizia nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë pasi ajo doli nga banesa e saj më 16 tetor 2017 tronditi të gjithë Bashkimin Evropian.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daphne caruana galizia yorgen fenech daphne caruana galizia yorgen fenech

Sondazh

Poll