Politike

Sot pritet të mbërrijë avioni i parë me 300 afganë në Shqipëri, ministrja Olta Xhaçka shkon në Rinas

18 Gusht 2021, 09:37 Nga DOSJA
Sot pritet të mbërrijë avioni i parë me 300 afganë

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS.

Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Ditën e sotme pritet që të vijnë në Rinas grupi i parë me afganë. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 17 Gusht 2021, 14:05

TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...

Politike 17 Gusht 2021, 13:24

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në...