Bota

Turqia vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje aeroportin e Kabulit, Erdogan: Jemi gati të negociojmë me talebanët

19 Gusht 2021, 11:15 Nga DOSJA
Turqia vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është shprehur ditën e sotme se Tuqia po vijon përgaditejet për të marër në mbrojtej aeroportin e Kabilit pas tërheqjes së forcave amerikane.

BBC raporton se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan por zaptimi i aeroportit nga talebanët ka shtyrë planin e Turqisë e cila po negocionte me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Në një fjalim televiziv të ditën e djeshme, Erdogan tha se Turqia ende ka synimin për të operuar aeroportin. Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.

“Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh. Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata (udhëheqësit talebanë) kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.

Lajm kryesor: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin turqia merr aeroportin e kabulit turqia ne kabul talebanet pushtojne afganistanin turqia merr aeroportin e kabulit turqia ne kabul

Sondazh

Poll