Bota

Afganistani ‘feston’ ditën e pavarësisë! Talebanët mburren se ‘mposhtën’ SHBA-në, vriten disa protestues

19 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
Afganistani ‘feston’ ditën e pavarësisë!

AFGANISTAN– Ditën e sotme talebanët po ‘festojne’ 122 vjetorin e pavarësisë së Afganistanit nga Mbretëria e Bashkuar duke deklaruar se arritën të mundnin SHBA-në.

Ka raportime se janë vrarë disa afganë sot nga talebanët pasi po protestonin dhe po valëvitnin flamurin kombëtar me rastin e pavarësisë, një ditë pasi tre persona u vranë në një protestë në Jalalabad. Afganët hoqën të gjithë flamujt e bardhë të talebanëve, duke paraqitur shenjat e para të kundërshtimit popullor ndaj regjimit të ri.

Militantët kanë deklaruar se kishin mundur “arrogantët e fuqisë së botës” Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që zëvendës presidenti, Amrullah Saleh, i cili po përpiqet të mbledhë rezistencën ndaj talebanëve, shprehu mbështetje për protestat. Një nga protestuesit është shprehur për mediat se ai mori flamurin afgan në shtëpi dhe doli në rrugë bashkë e fqinjët e tij si dhe raporton se kishte të vrarë gjatë protestave.

“Qindra njerëz dolën në rrugë. Në fillim u frikësova dhe nuk doja të shkoja, por kur pashë që edhe një nga fqinjët e mi u bashkua, nxora flamurin që kam në shtëpi. Disa njerëz u vranë dhe u plagosën në rrëmujën dhe të shtënat nga talebanët. Për fat të mirë, sot ne festojmë përvjetorin e pavarësisë nga Britania. Ne në të njëjtën kohë, si rezultat i rezistencës sonë xhihadiste, detyruam një arrogant tjetër të fuqisë së botës, Shtetet e Bashkuara, të dështojnë dhe të tërhiqen nga territori ynë i shenjtë i Afganistanit. Përshëndetni ata që mbajnë flamurin kombëtar dhe mbrojnë dinjitetin e kombit,” tha një nga qytetarët.

Lajm kryesor: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pavaresia e afganistanit talebanet pushtojne afganistanin pavaresia e afganistanit talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll