Bota

Evakuohen katër qytetarët e Kosovës nga Afganistani, MPJ: Angazhohemi të ndihmojmë çdo rast tjetër

19 Gusht 2021, 08:55 Nga DOSJA
Evakuohen katër qytetarët e Kosovës nga Afganistani, MPJ:

KOSOVË-Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se katër qytetarë nga Kosova janë evakuuar nga Afganistani. MPJD përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me shtetasit kosovarë atje.

Njoftimi i plotë: 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar. Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani. MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora evakuimi i qytetareve te kosoves nga afganistani evakuimi i qytetareve te kosoves nga afganistani

Sondazh

Poll