Bota

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë/ Dënohen 509 qytetarë për mos respektim të masave

19 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë/ Dënohen 509

KOSOVË – Situata pandemike në Kosovë është përkeqësuar shumë dhe si pasojë Policiae Kosovës është po vazhdon të aplikojë gjoba mbi qytetarët të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 509 qytetarë, transmeton Telegrafi. Policia e Kosovës përmes një komunikimi për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet:Evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19, ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente.

Ditën e djeshme Kosova shënoi rekord të rasteve me coronavirus, ku u konfirmuan 2 mijë e 110 raste të reja dhe humbën jetën 5 persona.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll