Politike

Mediat franceze: Shqipëria, në zbulim të “Tajlandës së Vogël”

18 Gusht 2021, 05:14 Nga DOSJA
Mediat franceze: Shqipëria, në zbulim të “Tajlandës

TIRANË– Media franceze France 2 i ka kushtuar së fundmi një reportazh Shqipërisë turistike, ku e krahason jugun e vendit me një Tajlandë të vogël. Këtë e ka ndarë dhe kryeministri Edi Rama në faqen e tij të ‘Facebook’.

Shqipëria: Në zbulim të Tajlandës së vogël, titullohet reportazhi. Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por po tërheq çdo vit e më shumë turistë.

POSTIMI I RAMES:

Miremgjes  dhe me këtë video të realizuar nga televizioni publik France 2, që i fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë “Tajlandën e Vogël” në Europë, ju uroj një ditë të mbarë

SHKRIMI:

Nga ujërat e kristalta tek vendet historike, kjo republikë ballkanike ka shumë për të të joshur. Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj.

Në horizont, ka kështjella. Në bregdet, ka një panoramë të gjelbër dhe blu. “Uji dhe deti janë fantastikë”, thotë një turiste. Ngjyra e detit është si në Maldive. Një tjetër turist thotë se deti është shumë i qartë. “Është si parajsë”.

Edhe çmimet janë shumë të favorshme. Mirë se vini në Shqipëri, një destinacion shumë i arritshëm në Evropë, thuhet në reportazh. Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël” nga vendasit, Ksamili është një plazh është shumë popullor me turistët e huaj. Një familje franceze ka zgjedhur të qëndrojë në një vilë me pishinë dhe pamje nga deti Jon.

Ata po qëndrojnë në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë në kulmin e sezonit. Turistët shprehen se ndryshe nga sa është krijuar imazhi, ata kanë një mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe nuk kanë hasur asnjëherë asnjë problem.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019 Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t’i akomoduar ata, hotelet po shtohen në Rivierë, me dhoma që kushtojnë 50 euro për natë.

Turistët mund të “arratisen” nga plazhet për të zbuluar thesare të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s. E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po hap turizmin vitet e fundit sepse ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare, përfundon reportazhi.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike media franceze per shqiperine media franceze per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 17 Gusht 2021, 14:05

TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...

Politike 17 Gusht 2021, 13:24

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në...