Bota

“Nuk do qeverisim me sistem demokratik”/ Zyrtari taleban: Kemi nevojë për ushtarë dhe pilotë

19 Gusht 2021, 08:19 Nga DOSJA
“Nuk do qeverisim me sistem demokratik”/ Zyrtari taleban: Kemi

AFGANISTAN– Ndryshe nga dy ditë më parë ku talebanët premtuan paqe dhe qeverisje të qetë në Afganistan, një zyrtar taleban Waheedullah Hashimi, e përjashtoi mundësinë e demokracisë, në një intervistë për Reuters.

Ai tha se vendi ka të ngjarë të qeveriset nga një këshill taleban në pushtet dhe se çdo pamje e demokracisë tashmë është përjashtuar. Hashimi tha se do të kishte një takim të udhëheqjes talebane që do të diskutohej çështjet e qeverisjes gjatë kësaj jave. Lidhur me rekrutimin e ushtarëve dhe pilotëve që luftuan për qeverinë e përmbysur afgane, Hashimi tha se talebanët planifikonin të krijonin një forcë të re kombëtare që do të përfshinte anëtarët e saj, si dhe ushtarë qeveritarë të gatshëm për t’u bashkuar.

Ai shtoi se talebanët kishin veçanërisht nevojë për pilotë sepse nuk kishin asnjë, ndërsa knë kapur helikopterë dhe avionë të tjerë në aeroporte të ndryshme afgane gjatë pushtimit të tyre pasi trupat e huaja u tërhoqën.

Pjesë nga intervista:

“Nuk do të ketë fare sistem demokratik sepse nuk kanë ndonjë bazë në vendin tonë. Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan, sepse është e qartë. Është ligji i Sheriatit dhe kaq. Shumica e tyre janë trajnuar në Turqi dhe Gjermani dhe Angli. Kështu që ne do të flasim me ta për t’u kthyer në pozicionet e tyre. Sigurisht që do të kemi disa ndryshime, të kemi disa reforma në ushtri, por prapë ne kemi nevojë për to dhe do t’i thërrasim që të na bashkohen. Ne kemi kontakte me shumë pilotë. Dhe i kemi kërkuar që të vijnë dhe të bashkohen, t’u bashkohen vëllezërve të tyre, qeverisë së tyre.” 

Lajm kryesor: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin waheedullah hashimi talebanet pushtojne afganistanin waheedullah hashimi

Sondazh

Poll