Aktualitet

I bëri ‘pritë’ afër banesës! Sulmi me armë ndaj 24-vjeçarit në Berat, u qëllua 6 herë, i plagosuri në gjendje të

19 Gusht 2021, 05:16 Nga DOSJA
I bëri ‘pritë’ afër banesës! Sulmi me armë

BERAT– Mesnatën e djeshme u regjistrua një sulm me armë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”. I plagosuri, i identifikuar si Tajar Fetiu ka qënë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë. 2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë. Autori është larguar më pas në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar syrit të njerëzve.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Atentat në Berat! Po kthehej në shtëpi, 24-vjeçari qëllohet me 6 plumba, autori largohet drejt rrugicave, i riu niset për kurim drejt Tiranës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne berat tajar fetiu plagosje ne berat tajar fetiu

Sondazh

Poll