Vrau gruan në derën e Gjykatës së Elbasanit, Koço Buzo dënohet me tre vite burg për dhunë në familje
18 Gusht 2021, 16:20Nga DOSJA
ELBASAN- Koço Buzo i cili në muajin Maj 2021, ekzekutoi me automatik në sy të fëmijëve gruan e tij, Liljana Buzo është dënuar me 3 vite burgim nga gjykata e Elbasanit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews, se Buzo u deklarua fajtor dhe u dënua nga gjyqtari Taulant Tafa, për akuzën e “Dhunës në Familje”.
Ky dënim nuk lidhet me ngjarjen e vrasjes së gruas, por me çështjen e parë penale kundër Koço Buzos, që bën fjalë për dhunimin e bashkëshortes gjatë kohës kur ajo ishte gjallë.ky dënim do të ishte dhënë që në muajin maj, por krimi që ndodhi shtyu gjithçka.
Në ditën kur gjykata e Elbasanit kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë. Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin. Gjyqtarja e çështjes vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.
Mes tyre ishte dhe Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë pre e sulmit me armë. Koço Buzo u paraqit me armën që e mbante në një çantë sportive me të cilën kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, gjë të cilën e realizoi jashtë ambjenteve të gjykatës.
Për këtë krim të rëndë nuk ka nisur ende gjyqi. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme. Dhe si për ironi të fatit, Buzo e mori dënimin për dhunë në familje, pasi vrau gruan.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë qendrën që do të presë emigrantët afganë në aeroportin e Rinasit. Fillimisht refugjatët afganë që pritet të vij...
BERAT- Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Starovë të Beratit. Mësohet se zjarri është vënë nga vetë banorët, të cilët do të digjnin mbeturinat. Por për sh...
TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon dy studentë të ulur në trotuar. Me valixhet përpara tyre, pasi janë larguar nga konviktet ku po qëndronin për ardhjen e...
SHQIPËRI– 2 mijë e 471 viktima, 3 mijë e 782 raste aktive dhe 130 mijë e 822 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
Mesditën e 2 prillit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dhjetëra qytetarë nxitojnë me qese ushqimesh ndër duar që të mos i kapë orari i ndalim-qarkullimit jasht...
SHKODËR– Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia “Ahmet Haxhia”, aty ku Fadil Bandulla vrau gruan e tij, Sanije dhe më pas qëlloi veten për vdekje. Banorët e...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me krimin e dyfishtë që ka tronditur vendin mesditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, krimi ka ...
SHKODËR– Fadil Bandulla 79 vjeç ka ekzekutuar me automatik gruan e tij, pesë vite më të madhe se ai në moshë, të identifikuar si Sanije Bandulla dhe...