Aktualitet

Afganët në Shqipëri! Pas strehimit në Qytet Studenti, nisen drejt kampit të Lezhës

18 Gusht 2021, 12:14 Nga DOSJA
Afganët në Shqipëri! Pas strehimit në Qytet Studenti, nisen

TIRANË– Afganët që do të vijnë në Shqipëri, përveç Tiranës dhe Durrësit, do të strehoen dhe në Lezhë. Atje po bëhet gati një kamp afganësh.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ishte sot në Qytetin Studenti për të parë kushtet ku do të strehohen përkohësisht afganët që pritet të vijnë këto ditë. Xhaçka, fillimisht inspektoi çadrat që janë vendosur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas. Më pas, Xhaçka u zhvendos në godinat e Qytetit Studenti, ku refugjatët do të strehohen përkohësisht.

Ata do të qëndrojnë aty deri në nisjen e sezonit të ri universitar, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt Lezhës, në një kamp të posaçëm që do të ngrihet atje.

Deri tani nuk duhet sa është numri i personave që do të strehohen në Shqipëri, por është thënë nga autoritetet shqiptare dhe amerikane se bëhet fjalë për persona që kanë bashkëpunuar me SHBA dhe vendet e NATO-s përgjatë viteve të fundit.

Pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri 300 afganët e parë! Grupi ‘zbarkon’ në orën 17:00, strehimi në konviktet e QS-së, Xhaçka ‘inspekton’ zonën, Rama: Ua kemi borxh!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka

Sondazh

Poll