Aktualitet

Vodhi sasinë e madhe të parave të bankës në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

18 Gusht 2021, 11:52 Nga DOSJA
Vodhi sasinë e madhe të parave të bankës në Lezhë,

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Elton Gjini, 40 vjeç, pasi rezulton një person i dënuar me 12-vite burgim nga Gjykata e Lezhës për “Vjedhje me armë”. Gjini është dënuar për grabitjen e parave të një banke në vitin 2009, gjatë transportimit të tyre në postë .

40-vjeçari, nga dënim kapital prej 12-vitesh i kanë mbetur dhe 6 muaj pa kryer, ndaj u bë dhe arrestimi i tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Bie në prangat e Policisë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vepren penale “Vjedhje me armë ” , e kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal). Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë” , e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin K.L.,23 vjeç, banues në Qafë Mali, Pukë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë një konflikti në lagjen “Besëlidhja ” Lezhë, ku ka marrë dëmtime shtetasi A.M.Shërbimet e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton gjini elton gjini

Sondazh

Poll