Aktualitet

Po rrezikohet Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës! Zjarret në vend, Peleshi: Mbi 100 forca po luftojnë me flakët, ka vës

18 Gusht 2021, 10:58 Nga DOSJA
Po rrezikohet Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës! Zjarret në

TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka dhënë informacion mbi gjendjen e disa vatrave të zjarrit. Ai bën të ditur se deri më tani vështirësi paraqiten në Malin e Rrjacës në Përrenjas, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jaballanicës.

POSTIMI:

Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas, por puna vijon pasi era mund ta favorizojë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku edhe fqinjët tanë po punojnë në pjesën e tyre. Mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca.Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll