Aktualitet

Zjarret në Elbasan/ Agjensia e Zonave të Mbrojtura jep ALARMIN: Zjarrvënie e qëllimshme, rrezikohet parku i mbrojtur nga UNE

18 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA
Zjarret në Elbasan/ Agjensia e Zonave të Mbrojtura jep ALARMIN:

PËRRENJAS– Gjashtë vatra zjarri janë aktivizuar pasditen e djeshme në pyjet e fshatit  Rrajcë- Skëndërbej në bashkinë e Përrenjsit. Vatrat e zjarrit janë në distancë rreth 500 deri në 1.000 metra larg njëra tjetrës.

Si filim ishin vetëm dy vatra por më pas u zgjeruan dhe rreziojnë edhe Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që ndodhet në afërsi të zonës. Në lidhje me ngjarjen ka folur inxhinieri dhe njëkohësisht Drejtori i Zonave të Mbrojtura Pyjore në Qakun Elbasan Fatmir Brazhda, i cili thotë se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh pyje i përbërë me dushk dhe ah.

Vatrat e zjarrit dyshohet të jenë të qëllimshme pasi janë të njëpasnjëshme. Zjarri ndodhet rreth 1.5 km larg zonës së UNESCO-s, dhe aktualisht rreth 50 punonjës të ADZM Elbasan dhe i gjithë stafi i Bashkisë Përrenjas po punojnë për izolimin e të gjitha vatrave të zjarrit të cilat për shkak të erës janë ende mjaft aktive.

“Jemi përballë një krimi mjedisor të mirëorganizuar,- deklaroi Brazhda- dhe në kohë rekord shpresojmë që keqbërësit të identifikohen dhe të përballen me ligjin”.

Lajm kryesor: 26 ditë mes zjarreve! Maja e Rrunës ende problematike, 6 vatra aktive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Disa të proceduar për zjarrëvënie të q

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir brazhda fatmir brazhda

Sondazh

Poll