Aktualitet

Të shpallur në kërkim në Operacionin “Shpirti”, arrestohen në Gjermani dhe Francë dy ish-truprojat e Saimir Tahirit!

18 Gusht 2021, 10:42 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim në Operacionin “Shpirti”,

TIRANË- Dy muaj pasi u shpallën në kërkim pas finalizimit të operacionit “Shpirti” janë arrestuar dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hekuran Marku u arrestua në Gjermani ndërsa Agustin Deda në Francë.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm tek partnerët e dy vendeve dhe pritet që në ditët në vijim, Marku dhe Deda ti nënshtrohen procedurave të ekstradimit për në Shqipëri, ku do të përballen me akuzën e trafikut të drogës. Por një lëvizje interesante vjen nga Franca, atje ku Agustin Deda ka kërkuar azil politik, kërkesë që mund të shtyjë ekstradimin derisa shteti francez të shprehet për përfitimin e statusit të azilantit politik ose jo.

Përse akuzohen dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm dhe si u përfshinë në dosjen e “Shpirtit”?

Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016. Përgjatë kësaj periudhe, sipas dosjes së SPAK, ata akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë. Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda arrestohen ish truprojat e tahirit hekuran marku operacioni shpirti saimir tahiri agustin deda arrestohen ish truprojat e tahirit hekuran marku operacioni shpirti saimir tahiri

Sondazh

Poll