Aktualitet

Pjesë dhe Goran Bregovic! Publikohet programi 5 ditor i Birrës së Korçës, natën e fundit performon këngëtari serb. Çfar

18 Gusht 2021, 09:21 Nga DOSJA
Pjesë dhe Goran Bregovic! Publikohet programi 5 ditor i Birrës së

KORÇË-Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë shqiptarët starton sot në qytetin e Korçës.

Prej datës 18 deri në datën 22 Gusht festa e Birrës do të përqendrohet ne 2 zona të rëndësishme të qytetit, në pazarin e vjetër të Korçës dhe tek terminali i ri i autobusëve.

Në këto 5 netë do organizohen 10 koncerte me emrat më të njohur muzikës shqiptare dhe të huaj ku përveç këngëtarëve do të ketë edhe një bande muzikantesh nga Greqia dhe Brazili.

Që në momentin që u bë e ditur se pjesë e saj do të jetë dhe këngëtari serb Goran Bregovic, qytetarët kundërshtuan pjesmarrjen e tij. Mirëpo Bashkia nuk vendosi që ai të mos ishte pjesë dhe pse disa artistë u tërhoqë nga festivali. Sot është bërë publik dhe programi i festës 5 ditore:

PROGRAMI I FESTËS

18 Gusht
Alt’n Beats & Banda, Vikena Kamenica, Devis
Xherahu, Lefteris Pantazis

19 Gusht
Eclesio Ramos de Souza & Band, Kamela Islamaj &
Keli Band, Tre muskëtjerët Aleksandër Gjoka, Elton
Deda dhe Redon Makashi

20 Gusht
Track N’Train, Love Itoya, Orgesa Zaimi, Landi
Kademi & Simpatico Band

21 Gusht
Mixed Up Everything, Edri dhe Stefi Prifti, Shemi Ilirët

22 Gusht
Hot Culb Tirana, Kori Lira, Goran Bregoviç, Wedding
and Funeral Band

Lajmi se Goran Bregoviç do të këndojë në Korçë, në festën e Birrës, mbi të gjitha me para, ka shkaktuar një valë zemërimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj këngëtarit serb. Personazhe të njohura të politikës, artit, kulturës dhe gazetarisë janë përfshirë në një debat që duket se nuk ka fund që në qendër ka këngën “Kallashnikov”. Pretendohet se kjo këngë “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “Pucaj” (qëllo), e cila tani nuk qarkullon më në Youtubë kanë nxitur ushtarë e paramalitarë serbë që të kryenin masakra në Kosovë.

Bregoviç e krijoi këngën “Kallashnikov” më 1995 për filmin “Underground”, një dramë me humor të zi, të regjisorit Emir Kusturica, që flet për njerëzit që jetojnë nën tokë, të pavetëdijshëm për faktin se Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar.

I pari që nisi gjithë “vorbullën” e reagimeve ishte Berat Buzhala, fill pasi postoi edhe një video ku këngë të Ceca-s, gruas së Arkanit ishin vendosur në një festë në plazh. Situata ishte e “nxehtë” dhe kaq u desh që të vlonte dhe më shumë. Kundër, njëjtë si herën e parë, doli Milaim Zeka dhe Mustafa Nano. Ndërsa dhjetra artistë të tjerë kanë vendosur edhe bojkotin ndaj festivalit, edhe pse data e tyre ishte e prentontuar. Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi nuk duan të këndojnë në të njëjtën skenë me Bregoviçin. Por Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Vikena Kamenica, Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi nuk kanë asnjë problem.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festa e birres ne korce goran bregovic festa e birres ne korce goran bregovic

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2021, 07:45

Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore me siglën ‘Tepër sekret’, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PP...