Aktualitet

Kërkohet shqiptari në Greqi! Autoritetet japin ALARMIN: Giovanni është i rrezikshëm, lëviz si fantazëm, përdor armën dh

18 Gusht 2021, 09:34 Nga DOSJA
Kërkohet shqiptari në Greqi! Autoritetet japin ALARMIN: Giovanni

GREQI– Shqiptari me pseudonimin “Fantazma” që u lirua nga burgu në vitin 2019 është në kërkim nga autoritetet greke!

Policia greke u sinjalizua se krimineli shqiptar i njohur dhe me emrin ‘Giovanni’ ka plaçkitur dhjetra banesa kohët e fundit në të gjithë Greqinë dhe karakterizohet si “i rrezikshëm dhe i armatosur”. Ai është i rrezikshëm dhe për policinë pasi endet i armatosur.

Autori me emrin” Giovanni’ u lirua nga burgu, siç zbulon sot protothema.gr, më 24 korrik 2019 nga qendra e paraburgimit në Larisa ku vuante dënimet për vepra të ndryshme. Pas lirmit ai hyri sërish në lojë…duke vjedhur shtëpitë në Evia , Korint dhe Prefekturën e Akaisë.

Së fundmi, ai kishte grabitur një banesë në të cilën rrëmbeu dy armë zjarri funksionale: një revolver anglez dhe një armë gjermane. Siç theksohet në “dokumentin konfidencial”, përmbajtja e të cilit zbulohet sot nga protothema.gr, krimineli shqiptar lëviz si fantazmë nëpër rrugë në mënyrë që të shmangë kontrollet e policisë.

“Shërbimi ynë e konsideron atë si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të armatosur, i cili nuk do të hezitojë të përdorë armën e tij kundër policisë për të shmangur arrestimin e tij”, thuhet në dokumentin përkatës.

Në të kaluarën, në një grabitje që kishte kryer në zonën e Akaisë, ai kishte sulmuar oficerët e policisë që u përpoqën ta arrestonin.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet giovanni kerkohet shqiptari ne greqi giovanni kerkohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2021, 07:45

Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore me siglën ‘Tepër sekret’, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PP...