Bota

“Janë prishur nga keqmenaxhimi”/ Zbulohet libri i kuzhinës: Si të gatuajmë një burrë 

17 Gusht 2021, 11:58 Nga DOSJA
“Janë prishur nga keqmenaxhimi”/ Zbulohet libri i

ANGLI- Një liber kuzhinë 110-vjeçar është zbuluar së fundmi. Dailymail shkruan se në atë një faqe i dedikohej mënyrës së si mund të gatuhej një burrë. Manuali i gatimit i quajtur ‘250 Receta të Provuara për Përdorim të Përditshëm’ përmban receta të shumta të furnizuara nga amviset në mbarë Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1911.

Faqja e librit për gatimin e një burri, shpjegon se shumë burra janë prishur nga keqmenaxhimi i grave që kanë.

“Shumë burra janë të ‘prishur’ nga keqmenaxhimi. Disa gra i hedhin në erë, të tjera i mbajnë vazhdimisht në ujë të nxehtë. Të tjerat i lënë të ngrijnë nga pakujdesia dhe indiferenca e tyre. Disa i mbajnë në një zierje me mënyra dhe fjalë irrituese. Të tjerët i pjekin dhe disa i mbajnë si turshi gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk mund të supozohet se çdo burrë do të jetë i menaxhuar mirë në këtë mënyrë, por, ata janë vërtet të shijshëm kur trajtohen siç duhet. Në përzgjedhjen e burrit tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga pamja e jashtme, mos shkoni ta gjeni në market. Është më mirë të mos kesh asnjë nëse nuk do të mësosh me durim si ta ‘gatuash’ atë. Një enë porcelani është më e miri. Por; nëse nuk keni asgjë tjetër pos një enë prej balte, konservimi do të bëjë punë. Erëzat mund ta përmirësojnë. Ata janë të prirur të fluturojnë jashtë kazanit, të digjen dhe të bëhen kore në skajet, pasi si gaforret dhe karavidhet, ju duhet t’i gatuani ato ndërsa jeni ende gjallë. Bëni një zjarr të pastër  dhe të qëndrueshëm nga “DASHURIA”. Vendoseni atë aq pranë deri sa të pajtohet me të. Nëse ai lëshon spërkatje mos u shqetësoni, disa burra e bëjnë këtë derisa të kenë mbaruar. Shtoni pak sheqer në formën e puthjes. Por, pa uthull ose piper. Një erëz e vogël i përmirëson ato, por duhet të përdoret me gjykim”, shkruhet në recetën e librit.

Ky libër është parashikuar të shitet Hansons Auctioneers në Etwall, Derbyshire me një çmim nga 30 deri në 50 paund.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 250 receta të provuara për përdorim të përditshëm si te gatuash nje burre 250 receta të provuara për përdorim të përditshëm si te gatuash nje burre

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 09:55

Afganistan: BE dhe NATO në gjendje shoku

AFGANISTAN- Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatitur marshimi i shpejtë i talibanëve dhe dorëzimi i shpejtë i qeverisë afgane. Vetëm të en...