Aktualitet

17 Gusht 2021, 13:02 Nga DOSJA

LEZHË– Denoncimin për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mesditën e sotme në Lezhë, e ka bërë vetë drejtuesi i makinës, 34-vjeçari me inicialet A.Gj.. Sipas njoftimit të Policisë së Lezhë, i riu ka shpëtuar nga plumbat dhe më pas ka lajmëruar policinë se është qëlluar me armë teksa udhëtonte me një mjet të llojit kamionçinë.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, apo shkaqet që mund të kenë sjellë të shtënat me armë. Gjithsesi, policia njofton se ka pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Shtetasi A. Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qellohet kamioncina ne lezhe qellohet kamioncina ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 11:25

SHKODËR-Ditën e djeshme u arrestua nga policia Kastriot Guraj. 44-vjeçari u kap nga policia në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike. Policia ki...