Aktualitet

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Lezhë, 34-vjeçari u shpëton plumbave dhe lajmëron policinë. Blindohen

17 Gusht 2021, 12:50 Nga DOSJA
EMRI/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në

LEZHË– Alfred Gjoka, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik të Lezhës, i ka shpëtuar një atentati mesditën e sotme. Vetë i riu ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip kamionçinë në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij.

Vetë Gjoka nuk është dëmtuar pasi plumbat nuk e kanë prekur. Sapo i ka shpëtuar atentatit, 34-vjeçari ka lajmëruar policinë për ngjarjen. I riu ka treguar se është qëlluar me armë teksa udhëtonte me makinën e tij.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo shkaqet që mund të kenë sjellë të shtënat me armë. Gjithsesi, policia njofton se ka pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Vetë Alfred Gjoka rezulton të jetë një person pa precedentë penalë. Për momentin hetuesit janë përqëndruar në ndonjë konflikt që i riu mund të ketë pasur së fundmi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat alfred gjokes qellohet kamioncina ne lezhe atentat alfred gjokes qellohet kamioncina ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 11:25

SHKODËR-Ditën e djeshme u arrestua nga policia Kastriot Guraj. 44-vjeçari u kap nga policia në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike. Policia ki...