Aktualitet

Del udhëzimi për vitin e ri shkollor parauniversitar/ Risitë: Gjuha angleze futet në klasë të parë, program për të ndal

17 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Del udhëzimi për vitin e ri shkollor parauniversitar/ Risitë:

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”. Udhëzimi ndihmon dhe orienton institucionet arsimore në zbatimin e politikave arsimore.

Dokumenti i publikuar nga MSH, thekson nevojën e përsëritjes të temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin e planeve dhe programeve mësimore si dhe bashkëpunimit mes mësuesve dhe nxënësve. Në këtë udhëzim shihen edhe disa risi të reja në programin shkollor të vitet të ardhshëm, ku ndër to është edhe futja e gjuhës angleze në klasat e para, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Udhëzimin e Plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu

Postimi i Kushit:

Sot firmosa Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar, i cili orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave tona dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit. Ky udhëzim vë theksin në nevojën e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë dokument udhëzohen institucionet tona mbi përfshirjen për herë të parë të gjuhës angleze në klasën e parë dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimin me përparësi të fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare, reduktimin e braktisjes shkollore, zbatimin e planeve për parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve. Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet tona të arsimit profesional.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj evis kushi udhezimi per vitin shkollor 2021-2022 anila denaj evis kushi udhezimi per vitin shkollor 2021-2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 10:11

TIRANE- Artan Lame, kreu i Kadastrës dhe njohës i trashëgimisë kulturore zotohet se qeveria dhe bashkia kanë bërë çmos që godina e “Sarajeve të Toptanëve...