Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Përfaqësuesi i Holandës: Helikopterët tanë do jenë në dispozicion deri me 28 gusht

17 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri/ Përfaqësuesi i Holandës:

TIRANË– Dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht. Kështu bëri me dije i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës Rogier Nouwen, gjatë një konference për shtyp nga Rinasi, ku foli në lidhje me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve në vendin tonë.

‘Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të mbështesim Shqipërinë në një kohë të shkurtër duke luftuar këto zjarre për të shpëtuar jetë dhe parqe kombëtare. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, dy helikopterët tanë filluan operacionet më 14 gusht. Duke punuar krah për krah me kolegët shqiptarë, ata arritën të vënë nën kontroll zjarret rreth parkut kombëtar të Llogarasë. Pas kësaj ata vazhduan të shuajnë zjarret në të gjithë Shqipërinë. Për ata që i pëlqejnë statistikat: në total ata kryen 43 fluturime, 238 pika uji prej 7000 litra secila, e cila shton në total 1,7 milion litra ujë të rënë, ose afër 15 mijë të mbushura me ujë. Fillimisht ata planifikuan të qëndronin për dy javë, por duke pasur parasysh zjarret e vazhdueshme, qeveria shqiptare i kërkoi Holandës të zgjaste qëndrimin e tyre. Unë jam i lumtur të njoftoj sot se Holanda ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tyre deri më 28 gusht.

Ne mendojmë se ky është një moment i madh bashkëpunimi dhe solidariteti. Bashkëpunimi dhe solidariteti midis BE, autoriteteve shqiptare si dhe vendeve të tjera kontribuese. Shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të qetë gjatë 10 ditëve të ardhshme..’- tha Nouwen.

Zjarret në Shqipëri/ Asistenca e Hungarisë dhe Çekisë, shefi i delegacionit të BE-së: Do ju qëndrojmë pranë, ofrojmë program prej 5 milion eurosh për të pasur te gjitha kapacitetet

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rogier nouwen zjarret ne shqiperi rogier nouwen zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 10:11

TIRANE- Artan Lame, kreu i Kadastrës dhe njohës i trashëgimisë kulturore zotohet se qeveria dhe bashkia kanë bërë çmos që godina e “Sarajeve të Toptanëve...