Vdekja e 65-vjeçarit në Poliklinikën e Beratit/ Mjekët: Zemra i kishte pushuar. Specialistët vijnë në mëngjes nga Tirana
BERAT– Pas vdekjes tragjike të 65-vjeçarit Luan Hysi në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Specialiteteve në Berat kanë ardhur edhe reagimet e para të mjekëve të vjetër specialistë beratas, të cilët kanë shpjeguar edhe situatën e rënduar me të cilën janë duke u përballur çdo ditë pacientët në këtë poliklinikë.
Mjeku kardiolog Palush Bojaxhiu ka deklaruar se, çdo ditë në këtë poliklinikë ka radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra për një recetë ilaçesh apo rekomandim. Sipas mjekut Palush Bojaxhiu, kjo situatë e rënduar ndodh nga mjekët e familjes që lëshojnë rekomandime për t’u drejtuar në Poliklinikën e Specialiteteve, pa i kontrolluar më parë oraret.
Për mjekut psikiatër Miltjadh Veveçka, situata në Poliklinikën e Specialiteteve nuk është e mirë. Ai deklaron se, nuk ka stola të mjaftueshëm pritje për pacientët, radhët janë shumë të gjata dhe mjekët specialistë nuk janë nga qyteti i Beratit.
“Në vitin 2000 Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit hoqi listat rajonale të mjekëve dhe i zëvendësoi ato me listat kombëtare.
Kjo ka bërë që Poliklinika e Specialiteteve në Berat të mbushet me mjekë specialistë që vijnë nga Tirana. Ata vijnë në mëngjes dhe ikin në drekë, ndërkohë që të shtunë e të dielë nuk ka mjekë fare dhe kjo bën shtimin e pacientëve gjatë fillim-javës”-,është shprehur mjeku psikiatër Miltjadh Veveçka.
Në lidhje me rastin e vdekjes së 65-vjeçarit Luan Hysi, mjeku Veveçka pohoi se u ndodh vetëm pasi ai ra në tokë, i dha ndihmën e parë mjekësore por ishte e pamundur ta rikthenin në jetë pasi zemra i kishte pushuar.
Marre nga Balkanweb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Stafi rezulton me COVID! Mbyllet qendra shëndetësore në Libohovë dhe 2 zyra të administratës në Universitetin ‘Eqre
LIBOHOVË– Rastet me Covid kanë prekur një qendër shëndetësore në Libohovë si dhe dy zyra të administratës në Univeristetin ‘Eqerem Çabej...
Zjarret në Shqipëri/ Përfaqësuesi i Holandës: Helikopterët tanë do jenë në dispozicion deri me 28 gusht
TIRANË– Dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptar...
Del udhëzimi për vitin e ri shkollor parauniversitar/ Risitë: Gjuha angleze futet në klasë të parë, program për të ndal
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollo...
‘Ndihmë, ndihmë’/ Familjarët e të aksidentuarit në Berat shpërthejnë në ulërima në spital, kërkojnë kujdes shën
BERAT– Familjarët e të plagosurit në aksidentin e sotëm në Berat, kanë shpërthyer në britma në spital. Në pamjet e publikuara nga ‘Balkanweb’ dëgjohen familjarë...
Plagosi Taulant Beqirin në një dhomë hoteli në Ksamil, Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin nga Shkodra
SARANDË- Edison Vyzaj, autori i plagosjes me armë të Taulant Beqirit në një hotel në Ksamil është lënë në arrest me burg. Gjykata e Shkallës së Parë Sarand...
Plehrat ‘mal’ kudo në Durrës/ Ankohen banorët: Po qelbemi nga era, këtu të mbulojnë mizat
DURRËS– Në Durrës problematika me mbetjet vijon duke u bërë çdo ditë e më shumë alarmuese për banorët. Në zonën pranë Bashkisë, në qendër, lagjia 14...
Ndërroi jetë teksa priste për ilaçet! Detaji SHOKUES, i moshuari u paraqit dhe dje në poliklinikën e Beratit, e kthyen pas
BERAT-Luan Hysi, i cili ishte me dializë, kishte shkuar në polioklinikë për të marrë ilaçet dhe për të kryer një vizitë, ku dhe ndërroi jetë në radhë.Mës...
Aksioni i djeshëm në Vlorë! Policia: Shpallen në kërkim 3 autorët e lëndës narkotike, në pranga kryeplaku i fshatit dhe
VLORË– Policia në Vlorë ka dalë me një njoftim për mediat në lidhje me aksionin që u zhvillua ditën e djeshme. Ata bëjnë të ditur se janë shpallur në kërki...