Aktualitet

Plagosi Taulant Beqirin në një dhomë hoteli në Ksamil, Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin nga Shkodra

17 Gusht 2021, 10:22 Nga DOSJA
Plagosi Taulant Beqirin në një dhomë hoteli në Ksamil,

SARANDË- Edison Vyzaj, autori i plagosjes me armë të Taulant Beqirit në një hotel në Ksamil është lënë në arrest me burg. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka lënë në burg 28-vjeçarin për një kohë të pacaktuar sa të mbrojnë të gjitha hetimet për ngjarjen.

Gjithashtu në burg është lënë edhe personi italian Makawitage Perera që ndodhej në dhomë atë natë ku ndodhi plagosja. Ai akuzohet për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndwrsa Taulant Beqiri që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale” Mos kallzim krimi” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Plagosja e 20-vjeçarit Tauland Beqirit, ndodhi pak ditë më parë në Ksamil në një dhomë hoteli. 28-vjeçari e plagosi Beqirin me një plumb në bark, për të cilin iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale. 20-vjeçari tashmë është në gjendje të qendrueshme shëndetësore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj taulant beqiri edison vyzaj taulant beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 10:11

TIRANE- Artan Lame, kreu i Kadastrës dhe njohës i trashëgimisë kulturore zotohet se qeveria dhe bashkia kanë bërë çmos që godina e “Sarajeve të Toptanëve...