Politike

“Politikanë piromanë”, Veliaj gjen fajtorët e zjarrit te “Sarajet e Toptanëve”: Godina do të shpallet muze, fola me

17 Gusht 2021, 06:50 Nga DOSJA
“Politikanë piromanë”, Veliaj gjen fajtorët e zjarrit

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar i revoltuar pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e djeshme ‘Sarajet e Toptanëve’. Në një postim në ‘Tëitter’, Veliaj njofton se tashmë zjarri është shuar dhe se autorët janë të njëjtët që kryen dhe aktin në shkollën ‘Kosova’. Kryebashkiaku ka hedhur akuza se ngjarja ka si të përfshirë edhe “Politikanë piromanë”, që sipas tij janë të pakënaqur nga procesi i shpronësimeve.

Kreu i Bashkisë tha se ka biseduar me Edi Ramën i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Veliaj shkruan se kushdo duhet ta harrojë që aty do ketë nërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr sa të bëhet shpronësimi. Më tej, ai tregon se nga sot ka nisur ruajtja e monumentit 24 orë.

POSTIMI:

Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra

2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.

3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!

4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas mesnate. Ishin qytetarët ata të cilët filmuan momentet e para nga zjarri që pushtoi vilën e ‘Sarajeve të Toptanasve’.

SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të Toptanasve’! Zjarri shuhet dhe aktivizohet sërish, dëshmitarët ‘u hasën’ me zjarrvënësin, kamerat e sigurisë KAPIN autorin. Veliaj: Do shpallet muze, nga sot ruhet 24 orë

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike digjen sarajet ne tirane erjon veliaj digjen sarajet ne tirane erjon veliaj

Sondazh

Poll