Politike

Zjarri në ‘Sarajet e Toptanëve’/ Shehaj akuzon Veliajn: Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës

17 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
Zjarri në ‘Sarajet e Toptanëve’/ Shehaj akuzon Veliajn:

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas djegies që iu bë mbrëmjen e djeshme vilës së ‘Sarajave të Toptanave’. Përmes një shkrimi të bërë në rrjetet sociale, ai akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj si autorin që ka dhënë lejen për të vendosur zjarrin. Ai shkruan se Veliaj ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave.

POSTIMI I SHEHAJT:

Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet.Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave.

SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të Toptanëve’! Zjarri shuhet dhe aktivizohet sërish, dëshmitarët ‘u hasën’ me zjarrvënësin, kamerat e sigurisë KAPIN autorin. Veliaj: Do shpallet muze, nga sot ruhet 24 orë!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj digjen sarajet ne tirane erjon veliaj agron shehaj digjen sarajet ne tirane erjon veliaj

Sondazh

Poll