Politike

“Radhën e ka Kosova” Boiken Abazi: Serbia nuk ka për të ndryshuar, projektet si “Ballkani i hapur” po i shtojnë orek

16 Gusht 2021, 18:00 Nga DOSJA
“Radhën e ka Kosova” Boiken Abazi: Serbia nuk ka për

TIRANË- Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar sloganin që është krijuar në Serbi pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. Fjalët “radhën e ka Kosova”, nga disa figura publike në Serbi, Abazi i ka quajtur si kriminale. Ai ka përmendur disa nga figurat që kanë shprehur hapur dëshirën për pushtimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Abazi gjithashtu tha se projekti i “Ballkanit të hapur”, vetëm sa i shton oreksin Serbisë për pushtim dhe e vendos Shqipërinë nën dominimin serb. Abazi ka shtuar se Shqipëria dhe Kosovë duhet që të kenë bashkëpunim të fortë në çdo fushë, pasi me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja kriminale nuk mund të ketë “Ballkan të hapur”.

Postimi i Plotë:

Ndërkohë që pamjet e njerëzve që po përpiqen të largohen nga Afganistani trondisin botën, në Serbi fërkojnë duart nën sloganin që po kthehet në refren: “radhën e ka Kosova”, që nënkupton rikthimin e Serbisë në Kosovë pas një dobësimi të ShBA-së. Në vijim disa shembuj nga deklaratat publike në Serbi, që po i gëzohen rikthimit të Talibanit dhe largimit të ShBA-së nga Afganistani:
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i komisionit të Serbisë për të pagjeturit, Veljko Odaloviç, deklaroi se Prishtina duhet të mendohet sepse radhën mund ta ketë Kosova.
2. Dragan Dobrashinoviçi, drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe president i Koalicionit për Financa Publike: “radhën e kanë shqiptarët e Kosovës”
3. Regjisori serb Boris Malagurski, ka thënë se radhën e ka Kosova.
4. Predrag Djokic, analisti serb ka shkruar se herës tjetër e ka radhën Kosova.
5. Vojislav Sheshel, deklaroi se radhën e ka Kosova.
Serbia nuk ka ndryshuar, dhe me projekte si “Ballkani i Hapur”, që e vendosin Shqipërinë nën dominimin serb, vetëm sa i shtohet oreksi. Aleanca jonë me NATO-n duhet përkthyer në rritje të konsiderueshme të kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo fushë. Me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja e saj kriminale, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur.

Pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët, qindra persona të ndryshëm, publik dhe jo publik në Serbi kanë shkruar se radhën për pushtim e ka Kosovë. Ky ‘slogan’ është përhapur shumë në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e mediave, ndërkohë që nga qeveria e Kosovës ende nuk ka asnjë deklaratë për të.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike boiken abazi radhen e ka kosova boiken abazi radhen e ka kosova

Sondazh

Poll