Aktualitet

‘Ja tani vijnë hetuesit, pas 12 orësh…’/ Zjarri në ‘Sarajet’, aktivisti Goci: Është bërë qëllimisht, do e shem

17 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
‘Ja tani vijnë hetuesit, pas 12 orësh…’/ Zjarri

TIRANË– Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci mendon se zjarri që përfshiu ‘Sarajet e Toptanëve’ ishte i qëllimshëm. Me bindje ai ka treguar se vila do të shembet e se aty do të ndërtohet një pallat. Teksa ndodhej mëngjesin e sotëm përballë monumentit, ai shprehet për gazetarët se hetuesit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes 12 orë me vonesë.

Goci: Ja tani po vijnë hetuesit, shikoni. Jemi në orën 10 e 10, jami 10 orë, 12 orë në distancë në kohë. Është normale që vijnë pas kaq orësh dhe vijnë pasi kryetari i Bashkisë nxjerr videon. Kjo është bërë qellimisht se duan të marrin pronën. Nga informacionet që kam, guxoj ta them që këtu duan të ndërtojnë pallat. Sic e bëri me teatrin, që ka një copë bakalli, ju e kuptoni vetë që është një cështje që kërkon hetim të thellë. Kërkoj që gazetarët të shkojnë të ministria e kulturës dhe të pyesin se përse nuk ka pasur roje. Unë si qytetar kërkoj që kjo të ruhet. Në radhë të parë ruhet godina, ruhet vlera. Skenari është ta hedhin në tokë dhe të ndërtojnë pallat. Të gjithë e kanë në dorë që kjo mos të ndodhë. Unë me thënë të drejtën në rastin e kësaj, aktivisti nuk mund të bëjë punën e institucioneve, se ato e hodhën në rrugë. Ne ndejtëm 2 vjet e gjysëm te Teatri dhe thamë vlen, kjo e ka statusin, pse nuk ka pasur roje këtu. Këtu janë përgjgjës direkt institucionet. Ministrja e Kulurës duhet të japë llogari. Është një denocnim i bërë me dhjetra herë. Sot janë 30 munumente që disa janë të shembura dhe të tjera të braktisura. Ne e kemi bërë publik dhe nuk është dhënë asnjë reagim.

SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të Toptanëve’! Zjarri shuhet dhe aktivizohet sërish, dëshmitarët ‘u hasën’ me zjarrvënësin, kamerat e sigurisë KAPIN autorin. Veliaj: Do shpallet muze, nga sot ruhet 24 orë!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen sarajet ne tirane ervin goci digjen sarajet ne tirane ervin goci

Sondazh

Poll