Kishte mbjellë kanabis mes pyjeve në Librazhd, shpallet në kërkim 56-vjeçari
17 Gusht 2021, 07:53Nga DOSJA
LIBRAZHD– Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ksotenjë në Librazhd. Burri i cili tashmë ëshrë në kërkim ishte banues në Babrru në Tiranë, mirëpo lëndën narkotike e kishte mbjellë në Librazhd.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim një shtetas.Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MIRDITË- Zjarri në zonën e Molungut në Mirditë vazhdon të jetë aktiv. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zjarri është larg zonës se banuar dhe nuk përbë...
TIRANË– Qytetarët në Tiranë kanë sulmuar posterin e këngëtarit serb Goran Bregoviç. Ata e kanë njollosur me bojë të zezë në fytyrë dhe në të gjitha ...
TIRANË– Pamjet që tregojnë zjarrvënësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve janë bërë publike. Në video shihet që i riu vra...
ITALI– Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi akuzohet për grabitje dhe plagosje në bashkëpunim me shokët e tij, ende të paide...
TIRANË– Vila e Toptanëve u përfshi mbrëmjen e djeshme e gjitha nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvënie, por sipas qytetarëve ka qënë e qëllim...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë djegien e ‘Sarajeve’ në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëm...
TIRANË– Në vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 38 gradë celcius në...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle me radar dhe drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e de...