Aktualitet

Bëri aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes! Arrestohet 63-vjeçari në Devoll, la në makinë të plagosur 4 pasagjerët

17 Gusht 2021, 07:51 Nga DOSJA
Bëri aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes! Arrestohet

KORÇË– Policia ka arrestuar drejtuesin e një mjeti në Korçë, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi ndodhi aksidenti.  Policia ka arrestuar shtetasin I.H, 63 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll,  teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne krce aksident ne krce

Sondazh

Poll