Aktualitet

VIDEO-E VËRTETA/ ‘Sarajet e Toptanëve’ i shpëtuan qytetarët, dëshmia e aktivistit për minutat e tmerrit dhe tymit, çf

17 Gusht 2021, 08:08 Nga DOSJA
VIDEO-E VËRTETA/ ‘Sarajet e Toptanëve’ i shpëtuan

TIRANE- Aktivisti Zirkon Disha, dëshmitar dhe një nga personat e parë që hynë brenda ambienteve të “Sarajeve të Toptanëve” kur godina u përfshi nga zjarri i vendosur qëllimisht, ka rrëfyer në rrjetet sociale minutat e tmerrit. Në një rrëfim të gjatë, Disha sqaron se pasi zjarri u fik herën e parë dhe forcat zjarrfikëse u larguan, një vatër shpërtheu në katin e dytë të ndërtesës, vetëm 5 minuta më pas. Ajo që është më e rëndë është fakti, se teksa flakët gjarpëronin policia qëndronte duarkryq dhe nuk lejonte aktivistët që të hynin për të shuar flakët. Ishte Rudi Erebara, ai që arriti të hynte i pari brenda godinës dhe të niste shuarjen e vatrës me ujë.

Objekti brenda ishte rremuje, ne krah të shkalleve ishte nje fuçi plastike rreth 200litra, cuditerisht ishte plot ujë. Gjysma bidonësh uji 5 litersh te prere gjendeshin ne nje nga banjot aty prane. Filluam te mbushnim bidonet me uje, dhe ti hidhnim ne vatren e zjarrit, mjaftoi gjysma e ujit qe gjendej aty qe zjarri te shuhej.”,-rrëfen Disha duke sqaruar njëherë e mirë se kush ishte personi që i shoi flakët. Ndërkohë që Bashkia dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, mburren duke shpërndarë pamjet e autorit dhe të shuarjes së flakëve.

POSTIMI I PLOTË I ZIRKON DISHËS:

Kur vemendja mediatike eshte fokusuar tek ardhja e afganëve, dikush hodhi shishen e benzines ne monumentin e kultures, 100 metra larg bashkisë.
____
Qellimi paskesh qene shpronesimi i kesaj godine historike duke ju referuar bisedes se mesnatës Veliaj-Rama, pasi disa nga 18 pronaret duan ta bëjnë kullë!
___
Rastesisht në atë ore qelloi qe te ishim duke pire kafe me Avokati Altin Goxhaj Andrea Bregu dhe njoftimi me video i bere nga Geri Selenica ju drejtuam kesaj godine per te pare cfare po ndodhte.
Aty ishte Geri, Rudi Erebara, Lory Ami dhe nje makine zjarrefikse, disa police bashkiak dhe police te rendit.
Deshmitare qe gjendeshin tek nje lokal ngjitur kishin pare nje person qe po vraponte nga godina e Sarajeve drejt Kazinos, pak sekonda me vone kishin pare flaket.
Gjate kohes qe zjarrefikesit po shuanin zjarrinnishim aty, me pas filluan te vini njerez kureshtar, aktivist, gazetar.
Ishte Bledian Koka i cili po transmetonte ngjarjen per syri.net, zjarrefiksit u larguan ne oborrin e Sarajeve mbeti Lory Ami, e cila e shqetesuar komunikonte vazhdimisht me miqte e saj per ngjarjen. Me pas erdhe Doriana Musai, Alba, Pami, etj…
5 minuta me pas, nje vater zjarri tjeter ne katin e dyte filloi te flakeronte, policet nuk lejonin te hynte njeri. Altini, Blediani, Lori ju kerkonin policeve te hynin brenda per te fikur vatren e dyte te zjarrit e cila po rritej.
Rudi Erebara, rreshqiti ndermjet policeve me aparatin e tij fotografik ne qafe duke hyre ne ndertese. Ne te tjeret u ndaluam, pas disa perpjekjesh policet hapen rrugen dhe arritem te hynim brenda.
Rudi kishte lokalizuar vatren e zjarrit, por ishte e pamundur te fikej. Duhet uje therriste Rudi.
Objekti brenda ishte rremuje, ne krah të shkalleve ishte nje fuçi plastike rreth 200litra, cuditerisht ishte plot ujë.
Gjysma bidonësh uji 5 litersh te prere gjendeshin ne nje nga banjot aty prane.
Filluam te mbushnim bidonet me uje, dhe ti hidhnim ne vatren e zjarrit, mjaftoi gjysma e ujit qe gjendej aty qe zjarri te shuhej.
Zjarrefiksja u rikthye, pasi zjarri u shua.
Zjarrefiksit hyne brenda, ne dolem jashte.
____
Pamjet e brendshme te Sarajeve, pas flakeve!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen sarajet ne tirane rudi erebara sarajet e toptaneve zirkon disha digjen sarajet ne tirane rudi erebara sarajet e toptaneve zirkon disha

Sondazh

Poll