Politike

IRONIA/ Bushati: Kur qeveritari shqiptar dyshohet se ka vjedhur, amerikanët i heqin vizën… kur e bën afgani, i jepet viza p

16 Gusht 2021, 10:09 Nga DOSJA
IRONIA/ Bushati: Kur qeveritari shqiptar dyshohet se ka vjedhur, amerikanët

TIRANË– Gazetari Andi Bushati deklaron se strehimi i afganëve në Shqipëri përmblidhet në një mësim të shkurtër. Në një postim në rrjetet sociale, duke e krahasuar me rastet kur SHBA iu ka hequr vizën politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë për shkak të akuzës se ata kanë shpërdoruar paratë publike, në rastin e Afganistanit ndodh e kundërta.

“Kur një qeveritar shqiptar dyshohet se ka vjedhur para publike amerikanët i heqin vizën për në ShBA, kur një qeveritar afgan bën të njëjtën gjë, ata i japin vizë për Shqipëri”,-shkruan Bushati me ironi në rrjetet sociale.

Por çfarë po ndodh me strehimin e afganëve në Shqipëri? Shqipëria pritet të strehojë qindra afganë të cilët kanë bashkëpunuar me SHBA kundër talebanëve. Strehimi i tyre u raportua fillimisht nga Reuters dhe u konfirmua nga qeveria shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka pranuar të strehojë afganët, duke përmendur si precedent pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe opozita e ka mirëpritur këtë akt, ku sipas Lulzim Bashës, Shqipëria duhet të rreshtohet krah SHBA-ve. Por në rrjet ka edhe zëra kundër që e shohin këtë strehim si të parregulltë, të pakonsultuar dhe se SHBA po përdor Shqipërinë si një vend i vogël. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati evakuimi i afganëve ne shqiperi andi bushati evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll