Bota

Talebanët shkojnë në shtëpitë e dy gazetareve afgane, tremben vajzat: Kemi frikë për veten dhe familjen

16 Gusht 2021, 17:42 Nga DOSJA
Talebanët shkojnë në shtëpitë e dy gazetareve afgane,

AFGANISTAN– Shtëpitë e dy gazetareve u vizituan nga luftëtarët talebanë. CNN shkruan se kjo vizitë i ka tronditur shumë vajzat të cilat kanë shtangur kur kanë parë në derë, talebanët e armatosur.

Një nga gazetaret femra shtëpia e së cilës u vizitua nga talebanët të Dielën tha: “Unë jam shumë e shqetësuar për sigurinë time dhe të familjes sime.”

Gazetaret, vajza e gra kanë marrë kërcënime nga talebanët. Njëra prej tyre që njihet në Kabul dhe ka mjaft emër tregoi se kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga talebanët. “Do të vijmë së shpejti,”- mësohet se i kanë thënë ata.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll