Bota

Joe Biden thyen heshtjen, vendos të flasë për Afganistanin nga Shtëpia e Bardhë

16 Gusht 2021, 15:52 Nga DOSJA
Joe Biden thyen heshtjen, vendos të flasë për Afganistanin nga

WASHINGTON-Presidenti Joe Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë këtë pasdite, pasi talebanët pushtuan pallatin presidencial në kryeqytetin afgan të Afganistanit. Kjo do të jetë fjala e parë që do të mbajë Biden që kur talebanët rrëzuan afganët, zhvillim që shënoi fundin e luftës 20-vjeçare, por jo me fitoren e vendasve.

Ky vendim është marrë pas kritikave të shumta në rrjet dhe thirrje që iu bënë Presidentit të SHBA-ve që të thyente heshtjen dhe të fliste për çështjen më të nxehtë aktuale. Talebanët ishin më të shumtë se ushtria afgane, e cila është ndihmuar prej kohësh nga forcat e koalicionit amerikan dhe të NATO -s, dhe kryen një seri fitoresh në fushën e betejës javët e fundit.

Në prill, Biden urdhëroi Pentagonin të tërhiqte  trupat amerikane nga Afganistani  deri më 11 shtator, një vendim që ai tha se ishte marrë pa kthim pas. Javën e kaluar, Biden u tha gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë se  nuk ishte penduar për vendimin e tij për të tërhequr forcat amerikane nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të forcave amerikane. Tashmë Afganistani është në duart e talebanëve, ndërsa afganët kanë marrë arratinë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanët pushtojne kabulin joe biden talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 12:02

Shpërthen BOMBA brenda hotelit në Barcelonë

BARCELONË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Las Ramblas në Barcelonë. Bomba ishte vendosur në një hotel pranë tregut të famshëm Boqueri...

Bota 16 Gusht 2021, 12:00

KIEV– Kryebashkiaku i Kryvyi Rih në Ukrainë, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij të dielën, ndërsa policia është duke hetuar se a ishte një vrasje apo vetëvrasje. ...