Bota

Kosova ndryshon planin e vaksinimit, miratohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç

16 Gusht 2021, 17:15 Nga DOSJA
Kosova ndryshon planin e vaksinimit, miratohet vaksinimi i fëmijëve

KOSOVË- Kosova ka ndryshuar planin e vaksinimit në vend, duke lejuar vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç. Gazeta Ekspress shkruan se  Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat ka thënë se fëmijet mbi moshën 12-vjeç do të imunizohen me vaksinën Pfizer. Vendimi i Kosovës për vaksinimin e të rinjve ka ardhur pas rritjes së infektimeve te moshat e reja.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 740 raste të reja me Covid, nga të cilët 14 prej tyre ishin fëmijë deri në moshën 9-vjeçare.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lejohet vaksinimi i femijave deri ne moshen 12-vjeçare vaksinimi ne kosove lejohet vaksinimi i femijave deri ne moshen 12-vjeçare vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll