Bota

Pushtimi i Afganistanit, Johnson bisedë me Macron: Duhet të mblidhet G7-ta për një qasje të unifikuar mbi situatën

16 Gusht 2021, 16:47 Nga DOSJA
Pushtimi i Afganistanit, Johnson bisedë me Macron: Duhet të mblidhet

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë diskutuar pasditen e sotme rreth situatës në Afganistan. The Guardian shkruan se Johnson theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të mblidhet për një qasje të unifikuar mbi Afganistanin.  

Johnson u shpreh se qasja që duhet të merret duhet të jetë si në aspektin e njohjes së çdo qeverie të ardhshme, ashtu edhe në punën për të parandaluar një krizë humanitare dhe refugjatësh në botë. Sipas Johnson G7-ta duhet të mblidhet sa më parë në ditët e ardhshme.

Udhëheqësit të dy theksuan rëndësinë e vazhdueshme të punës së bashku për të ardhmen afatgjatë të Afganistanit dhe nevojën e menjëhershme për të ndihmuar shtetasit dhe të tjerët të jenë të sigurtë. Ata ranë dakord që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca duhet të punojnë së bashku në këshillin e sigurisë të OKB-së, duke përfshirë dhe një rezolutë të mundshme të përbashkët.

LAJMI KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Aeroportin e Kabulit, mijëra afganë vrapojnë të kapin avionët amerikanë! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS nga burgjet

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson emmanuel macron boris johnson emmanuel macron

Sondazh

Poll