Bota

Vriten dy persona të tjerë në Kabul, nuk dihet nëse janë talebanë, Kirby: Mund të jetë plagosur dhe një ushtar amerikan

16 Gusht 2021, 17:13 Nga DOSJA
Vriten dy persona të tjerë në Kabul, nuk dihet nëse

AFGANISTAN– Viktimat vijojnë të shtohen në Afganistan. CNN shkruan se sipas John Kirby në aeroportin e Kabulit është regjistruar një sulm dhe ka përfunduar me dy të vrarë. Kirby tha se nuk e di me siguri nëse viktimat janë talebanë apo jo, por që ata janë qëlluar nga ushtarët amerikanë që kanë zbritur në Afganistan.

Ai shtoi më tej se ka informacione se është plagosur edhe një amerikan, por që duhet ta konfirmojë këtë gjë.

“Persona të armatosur po qëllonin mbi forcat amerikane. Forcat amerikane iu përgjigjën kërcënimeve armiqësore dhe kjo rezultoi në vdekjen e dy individëve të armatosur. Kanë të drejtën e vetëmbrojtjes. Nuk ka asnjë të dhënë se dy të vrarë janë talebanë. Disa indikacione paraprake raportojnë se mund të ketë qenë edhe një ushtar amerikan i plagosur, por nuk mund ta konfirmoj ende,”- tha Kirby.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john kirby talebanët pushtojne kabulin john kirby talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll