Si është situata me zjarret në vend, problematike mbetet vatra në Malin e Tërbunit, riaktivizohen flakët në Shkodër
16 Gusht 2021, 17:17Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e publikuar nga vetë ministria bëhet me dije se situate është e rrrezikshme në Veri të vendit, konkretisht në Malin e Tërbunit në Pukë.
Në fshatin Flet, në Fushë Arrëz situata është vënë në kontroll ndërsa në fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për shkak të bimësisë së dendur. Është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.
Njoftimi: Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik. 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës. Në fshatin Flet, në Fushë Arrëz situata është vënë në kontroll ndërsa në fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për shkak të bimësisë së dendur. Është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri. 25 trupa nga FA dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të ulët.
Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të FA dhe 14 nga strukturat vendore. Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, vazhdon të jetë problematike. Në terren po punojnë 15 trupa nga FA dhe 20 forca nga strukturat vendore. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Zjarri ne fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë në Dibër, vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore në terren të vështirë . Sot në terren po punojnë janë 15 trupa nga FA dhe 18 forca nga strukturat vendore. Sipas vlerësimit të punës së bërë në terren mendohet qe deri në fund të ditës së sotme të arrihet të bëhet izolimi i vatrës. Vatër zjarri është aktivizuar në Gurin e Nikës në Pogradec; në vendin e quajtur kodrat e Divjakës pranë parkut Kombëtar Divjakë; në fshatin Fushë Arrëz në Luftinjë si dhe në fshatin Kamican në Elbasan ku për të gjitha vatrat po punohet për mbajtjen nën kontroll të situates.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Buxhetit të shtetit shqiptar i kanë ‘fluturuar’ edhe 60 milionë euro. Dosja.al ka mësuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të shpenzo...
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur strehimin e afganëve në vendin tonë. Në një postim në Facebook, KMSH-ja, shkruan se janë të gatshëm ...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se dita e sotme dhe e nesërme nga temperaturat e larta katër qarqe janë të ...
TIRANË– Nesër pritet që në Tiranë të zbresin afganët e parë nga grupi që pritet të strehohet në Shqipëri, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët...
TIRANË– Brenda 24 orëve të fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Të dy viktimat janë nga Tirana dhe nga Elbasani, të moshave 5...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Durrës-Kavajë. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, në të cilin ishin dy persona.Ndërkoh...
Aktualitet16 Gusht 2021, 14:38
TIRANË– Sudentët që ishin akomoduar në tre godinat e planifikuara për të strehuar afganët, janë nxjerrë jashtë. Faxweb ka publikuar pamjet nga Qyteti...
TIRANË– Tre godina në Qytetin Studenti janë zbrazur për tu bërë gati për akomodimin e afganëve. Përgjegjësja e konvikteve në Qytet Studenti u shpreh ...
TIRANË- 43 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës në Shqipëri. Policia ka bërë me dije se nga 43 drejtuesit e mjeteve të arrestuar, 17 ishin pa le...