Aktualitet

IGJEUM: Rreziku më i lartë për të rënë zjarre është në qarqet Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë 

16 Gusht 2021, 15:49 Nga DOSJA
IGJEUM: Rreziku më i lartë për të rënë zjarre

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se dita e sotme dhe e nesërme nga temperaturat e larta katër qarqe janë të rrezikuara nga rënia e zjarreve. Në një postim në Facebook, IGJEUM shkruan se të rrezikuara janë qarqet Shkudër, Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë që në këto qarqe janë të rrezikuar kryesisht Kukësi, Gjirokastra dhe Vlora. Gjithashtu është bërë me dije se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ditën e sotme dhe të nesërme mund të ketë reshje të pakta shiu.  

Njoftimi i plotë:

ZJARRET NË PYJE
——————–
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet e tjera të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (vl), Gjirokastër (jl) dhe Vlorë (v).
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 17 / 32°C
Era
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

LAJMI KRYESOR: 24 ditë nën pushtetin e zjarreve! 7 vatra aktive, në rrezik sipërfaqet pyjore në Lezhë, Kukës, Mirditë dhe Pukë, helikopterët punojnë për shuarjen e tyre

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet igjeum zjarret ne shqiperi igjeum zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 14:38

TIRANË– Sudentët që ishin akomoduar në tre godinat e planifikuara për të strehuar afganët, janë nxjerrë jashtë. Faxweb ka publikuar pamjet nga Qyteti...