Aktualitet

16 Gusht 2021, 14:38 Nga DOSJA

TIRANË– Sudentët që ishin akomoduar në tre godinat e planifikuara për të strehuar afganët, janë nxjerrë jashtë. Faxweb ka publikuar pamjet nga Qyteti Studenti, teksa gazetarja ka shkuar të pyesë për vendet e disponueshme nga konviktet dhe ka marrë përgjigje negative nga përfaqësuesja. 

Vetë studentët, të shqetësuar bëjnë me dije se nga administratorët e konvikteve të tyre u kanë thënë se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri. “Na kanë thënë të marrim rrobat të lirojmë dhomën se do të strehohen afganët që do të vijnë në Shqipëri,”- thotë për Faxweb një student.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja e FaxNews: Përshëndetje jam e interesuar për të ditur nëse ka vende për tu futur në konvikt, jo për vete por për një të afërmin tim që jeton jashtë.

Përgjegjësja e konviktit: Jo për momentin jo, se jemi duke akomoduar studentët që kemi këtu se kemi një emergjencë.

Gazetarja: Ne dëgjuam se do vinin këta afganët të strehoheshin këtu, është e vërtetë?

Përgjegjësja e konviktit: Po, dy javë do të rrinë këtu.

Gazetarja: Do rrinë dy javë?

Përgjegjësja: Po

Gazetarja: Në të gjithë konviktet?

Përgjegjësja e konviktit: Jo në të gjithë konviktet, por janë disa godina që po i zbarazim tani dhe po i akomodojmë te godinat e tjera.

Gazetarja: Për dy javë, pastaj do ikin?

Përgjegjësja e konviktit: Pastaj do fillojnë regjistrimet, ndaj do interesohesh më vonë nga shtatori.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll