Aktualitet

Nesër mbërrin avioni i parë! Pritet ardhja e afganëve në Rinas, shpenzimet i mbulon NATO

16 Gusht 2021, 15:16 Nga DOSJA
Nesër mbërrin avioni i parë! Pritet ardhja e afganëve

TIRANË– Nesër pritet që në Tiranë të zbresin afganët e parë nga grupi që pritet të strehohet në Shqipëri, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.  

Ende nuk dihet numri i afganëve që pritet të mbërrijnë nesër në Rinas, por mësohet se ata do të akomodohen në tre godina në Qytetin Studenti, vende të cilat janë bërë gati dhe janë zbrazuar nga studentët shqiptarë.

Strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të pritur nesër avionin e parë me emigrantët afganë dhe në krye të këtij operacioni mësohet se është vendosur ministrja Olta Xhaçka.

Të paktën 2 mijë afganë do strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës  Maqedonisë së Veriut. Në vendin tonë ata do të vendosen në konviktet e QS-së në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit të tyre do të mbulohen nga NATO.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 14:38

TIRANË– Sudentët që ishin akomoduar në tre godinat e planifikuara për të strehuar afganët, janë nxjerrë jashtë. Faxweb ka publikuar pamjet nga Qyteti...