Aktualitet

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Të gatshëm të ndihmojmë për çdo rast

16 Gusht 2021, 16:05 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i

TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur strehimin e afganëve në vendin tonë. Në një postim në Facebook, KMSH-ja, shkruan se janë të gatshëm që të ndihmojnë në çdo aspekt për strehimin e tyre dhe për menaxhimin e situatës. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe besimtarëve që të tregohen bujarë dhe mikpritës me të gjithë mërgimtarët

Njoftimi i plotë:

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes. Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për çdo rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut. I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!

Nesër pritet që në Tiranë të zbresin afganët e parë nga grupi që do të strehohet në Shqipëri, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. 250 afganët e parë që do të vijnë nesër mësohet se ata do të akomodohen në tre godina në Qytetin Studenti, vende të cilat janë bërë gati dhe janë zbrazuar nga studentët shqiptarë. Të paktën 2 mijë afganë do strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës Maqedonisë së Veriut. Në vendin tonë ata do të vendosen në konviktet e QS-së në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 14:38

TIRANË– Sudentët që ishin akomoduar në tre godinat e planifikuara për të strehuar afganët, janë nxjerrë jashtë. Faxweb ka publikuar pamjet nga Qyteti...