Bota

Dorëzohet ish-Presidenti afgan, nis kontaktin me talebanët: Uroj të dominojnë sa më shumë për të mirën e popullit tonë

16 Gusht 2021, 14:22 Nga DOSJA
Dorëzohet ish-Presidenti afgan, nis kontaktin me talebanët: Uroj

AFGANISTAN– Ish-presidenti afgan Hamid Karzai është në kontakt me talebanët. BBC shkruan se vetë Karzai është shprehur se qëllimi i tij është që Afganistani të jetojë në paqe. Ish-Presidenti thotë se është pjesë e një këshilli tre anëtarësh që punon për të transferuar pushtetin tek militantët në mënyrë paqësore.

Këshilli përfshin udhëheqësin e partisë Hezb-e Islami, Gulbuddin Hekmatyar, një ish-kryekomandant i kthyer në politikë, kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar dhe ish-ministrin e Jashtëm, Abdullah Abdullah. Në një intervistë për BBC, Karzai thotë se këshilli ka pasur kontakte me udhëheqësit talebanë dhe do të koordinohet me ta.

“Gjëja e rëndësishme është jeta dhe siguria e të gjithë njerëzve afganë dhe qëllimi ynë është ta vërtetojmë atë. Talebanët më kanë thënë se kanë caktuar njerëz që të përqëndrohen në sigurinë e qytetit, dhe shpresoj se do të ketë përparim të mëtejshëm. Ashraf Ghani [presidenti aktual] ka braktisur punën e tij dhe është larguar. Ai është larguar nga skena. Për të mbushur këtë boshllëk, legjitimiteti duhet të kthehet. Siguria e Kabulit dhe e të gjithë vendit duhet të dorëzohet në duar të përshtatshme. Talebanët po dominojnë tani dhe shpresoj që dominimi të jetë i fortë dhe për të mirën e kombit afgan,”- ka thënë Karzai.

Karzai ishte udhëheqësi i Afganistanit nga 2001-2014.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hamid karzai talebanët pushtojne kabulin hamid karzai talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 12:02

Shpërthen BOMBA brenda hotelit në Barcelonë

BARCELONË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Las Ramblas në Barcelonë. Bomba ishte vendosur në një hotel pranë tregut të famshëm Boqueri...

Bota 16 Gusht 2021, 12:00

KIEV– Kryebashkiaku i Kryvyi Rih në Ukrainë, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij të dielën, ndërsa policia është duke hetuar se a ishte një vrasje apo vetëvrasje. ...