Ardhja e afganëve në Shqipëri, Kryegjyshi Botëror: Hapni zemrën, pranojini këta njerëz të pafajshmë që u kërcënohet
16 Gusht 2021, 13:39Nga DOSJA
TIRANË– Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj u ka bërë thirrje shqiptarëve që të hapin zemrën dhe të pranojnë popullin afgan të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët në vendin e tyre.
Në deklaratë zyrtare, Kryegjyshata Borërore falenderon shtetin dhe qeverinë Shqiptare, që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar këtë popull që kërkon liri, paqe, ngrohtësi e dashamirësi.
Deklarata e Kryegjyshit Botëror:
Ashtu sikundër çdo shtet demokratik , çdo shtet paqedashës , edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që me humanizmin e mikpritjen që e karakterizon, mirëpret popullin afgan, në mënyrë që ti mbrohet jeta e të mos kërcënohet e asgjesohet nga talebanët barbarshit, pse qëndroi në krah të NATOS, këtij institucioni paqedashës e ruajtës i jetës dhe i rendit. I bashkohem dhe uroj përzemërsisht, shtetin dhe qeverinë Shqiptare, që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar këtë popull që kërkon liri, paqe, ngrohtësi e dashamirësi. Që kërkon ti mbrohet jeta e të mos vritet brutalisht e pa mëshirë nga talebanët. Misioni i komuniteteve fetare jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, është përhapja e vlerave morale, paqedashëse , dhe mikëpritja e shpirtmadhësia. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet këtij nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten , një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë.
Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të! Jeta është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe shqiptarët kurdoherë , historikisht e kanë treguar zemërgjerësinë e dashamirësinë për çdo kënd që ka patur nevojë për ta, ju ka ofruar ndihmën, përkrahjen, sofrën e dashurinë vëllazërore! Edhe këtë herë mikëpritja e zemra çdo besimtari shqiptarë do të hapet e do të mirëpres këtë popull të vuajtur por me besim në Zot e që kërkon të jetojë!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE SHENJTËRIA E TIJ HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ
AFGANISTAN– Ana është e vetmja vajzë nga Shqipëria që ka mbetur në Afganistan dhe që u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanë...
TIRANË– Afganët që do të strehohen në Shqipëri do të vendosen në Durrës e Tiranë. Mësohet se për momentin janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kan...
Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthye...
VLORË– Një aksion i policisë së Vlorës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kontrollet kanë nisur në disa banesa në Selenicë dhe Kaninë, aty k...
KUKËS– Liqeni i Fierzës, po shkon cdo ditë po shkon drejt zbrazjes së plotë. Niveli i ujit vetëm javen e fundit ka rënë më shume se 40 cm në ditë. Ni...
KUKËS– Një video e frikshme është publikuar nga ‘Report Tv’ në “Rrugën e Kombit”, afër tunelit të Kalimashit. Një shofer ka hyrë kundra vajtje duke rreziku...
LEZHË– Qyteti i Lezhës dhe rrugët hyrëse e dalëse janë pothuajse të bllokuara.Shoferët për t’i shpëtuar trafikut që nga Thumana futen edhe rrugës së ...