Aktualitet

Të ndarë në grupe që kontrollonin rrugën, po kalonin 65 kg drogë drejt Greqisë, arrestohen katër shqiptarë dhe një gre

16 Gusht 2021, 13:22 Nga DOSJA
Të ndarë në grupe që kontrollonin rrugën, po kalonin 65

KOSTUR– 5 shqiptarë të moshave 29-33 vjeç dhe një shtetase greke 32 vjeçe janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se të rinjtë janë kapur në Kostur në kufirin shqiptaro-grek, teksa tentonin të transportonin mbi 65 kg marijuana drejt vendit fqinj.

Mjeti që drejtohej nga një 29-vjeçar shqiptar u kontrollua dhe brenda tij u gjetën e sekuestruan 4 çanta që përmbanin 62 pako me 63 kg 850 gram marijuanë, 1 kg 441 gram hashash e llojit çokollatë, 168 gram vaj hashashi.

Pas tij, u kontrolluan edhe dy mjetet e tjera ku ndodheshin 4 shqiptarë dhe qytetarja greke, të cilët kontrollonin rrugën në mënyrë që droga të kalonte pa probleme. Pas kapjes së drogës, efektivët shkuan dhe në shtëpinë e 29-vjeçarit shqiptar në në Kilkis, ku gjetën dhe sekuestruan edhe 200 gram marijuanë. Të tre automjetet janë vënë në sekuestro gjithashtu, bashkë me 9 celularë me 9 karta SIM dhe 1300 euro.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shqiptare sekuestrohen 65 kg drogw nw kostur arrestohen 4 shqiptare sekuestrohen 65 kg drogw nw kostur

Sondazh

Poll