Aktualitet

Aksioni i policisë në Selenicë dhe Kaninë! Kryhen kontrolle për vjedhje dhe kanabis, 11 persona të shoqëruar, mes tyre kr

16 Gusht 2021, 12:34 Nga DOSJA
Aksioni i policisë në Selenicë dhe Kaninë! Kryhen kontrolle

VLORË– Një aksion i policisë së Vlorës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kontrollet kanë nisur në disa banesa në Selenicë dhe Kaninë, aty ku janë evidentuar parcela me kanabis.  Policia ka shoqëruar 11 persona deri tani për verifikim, në mesin e tyre është dhe kryeplaku i fshatit të Kaninës.

Po kështu janë konstatuar nga kontrollet bimë të mbjella në zona të pyllëzuara, por në sipërfaqe të vogla. Ky aksion është në vijim e sipër, teksa pritet të mësohen të tjera detaje në vijim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne vlore kontrolle ne vlore

Sondazh

Poll