Politike

Gati streha për afganët! Shqipëria pret nesër avionin e parë, do akomodohen në Durrës e konviktet e QS-së, studentët re

16 Gusht 2021, 08:34 Nga DOSJA
Gati streha për afganët! Shqipëria pret nesër avionin e

TIRANË– Shqipëria ka nisur punën për të përgatitur vendstrehimet ku do të qëndrojnë afganët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Shqipëri do të vijnë 250 persona, të cilët do të strehohen në Tiranë dhe në Durrës, por vendi ynë është përgatitur për të pritur deri në 1500 afganë. Nesër pritet të zbresë avioni me emigrantët e parë të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pasi u pushtua nga talebanët. Tre godina në Qytetin Studenti janë zbrazur nga studentët dhe janë bërë gati për qëndrimin e të huajve dhe familjeve të tyre.

Kjo gjë ka sjellë edhe përplasje mes studentëve që tashmë ishin regjistruar për tu akomoduar në këto godina dhe përgjegjëses së kovikteve. Të rinjtë kanë kërkuar llogari nga administrate e QS-së, por kanë përfunduar me valixhe në duar dhe duke dalë jashtë ambienteve. Sipas përgjegjëses së konvikteve, afganët do të qëndrojnë vetëm dy javë në vendin tonë dhe në këto godina, më pas hapësirat do të jenë sërish të disponueshme për shqiptarët që vijnë në kryeqytet për të nisur vitin akademik.

Sipas marrëveshjes së bërë nga qeveria shqiptare është specifikuar që në vendin tonë do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë. Kostoja për qëndrimin e tyre në Shqipëri pritet të përballohet nga NATO. Përvec afganëve në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe një shqiptare. Ana, 36 vjeç ka ngecur në Kabulin e pushtuar nga talebanët dhe Shqipëria ka nisur një operacion për evakuimin e saj.

Vetë kryeministri Edi Rama në një prononcim për ‘The Guardian’, është shprehur se ndihet i shkatërruar kur sheh se si ata njerëz janë lënë të braktisur, pasi vetë shqiptarët e dinë se si është të jesh i huaj e të kërkosh strehë, referuar emigrantëve të vendit tonë. Kreu i Qeverisë shton më tej se nuk e kupton se si vende më të pasura se Shqipëria u kanë kthyer kurrizin afganëve, duke kundërshtuar vlerat që ata vetë predikojnë. 

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj u ka bërë thirrje shqiptarëve që të hapin zemrën dhe të pranojnë popullin afgan të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët në vendin e tyre. KMSH-ja gjithashtu u ka bërë thirrje besimtarëve që të tregohen mikpritës dhe që të ndihmojnë afganët në përballimin e kësaj situate.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria kishte rënë dakord me kërkesën e bërë nga SHBA që të strehojë afganët në vend, pas pushtimit të Kabulit nga talebanët. Kreu i shtetit shtoi se me ta do të veprohet njësoj si me hebrenjtë që u pritën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër reagime të shumta për këtë veprim të Shqipërisë pati dhe nga liderë të tjerë të politikës në vend, si Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe opinionistë dhe gazetarë. DASH ka falenderuar Shqipërinë dhe Kosovën për ndihmën që po japin.

(a.b;f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll